VIDEO/Pamjet e shpërthimit me raketa H-22 mbi qendrën tregtare në Ukrainë që gjendeshin mbi 1.000 civilë

by admin
Spread the love

Sulmi me raketa H-22 të kryer nga ushtria ruse mbi qendrën tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk në rajonin Poltav, akoma mbetet një prej temave më të diskutuara që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në momentin kur kishte ndodhur sulmi mbi qendrën tregtare, brenda saj gjendeshin mbi 1.000 civilë, dhe si pasojë humbën jetën afro 20 dhe mbi 40 tjerë u lënduan.

Këtë sulm e dënuan nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e deri te liderët  evropianë dhe ata amerikanë, që e cilësuan si akt qyqar.

E pavarësisht se Vladimir Putini pretendon se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, sulmi mbi qendrën tregtare e dëshmon krejt të kundërtën.

Madje kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur raketa gjigante ruse e godet qendrën tregtare, e më pas ndodh një shpërthim shumë i fuqishëm.

Vizitorë të shumtë të parkut që është pranë qendrës tregtare, shihen duke vrapuar nga frika se mund ta pësojnë me jetë, madje disa vendosin të kërcejnë në ujë apo të fshihen nën pemë, pasi gjësendet e ndryshme fluturonin në të gjitha anët.

Rruga Press

Lexo lajme interesante

You may also like