(VIDEO) Padi për dy prindër, e shitën vajzën e tyre të mitur

by admin
Spread the love




Prokuroria është duke hetuar një rast të tregëtisë me fëmijë, në të cilin janë përfshirë tre persona, prindërit e vajzës dhe një  shtetas i Belgjikës.

Sipas autoriteteve, shtetasi belg L.D.S. në periudhën kohore prej shkurtit deri në maj të vitit 2022, me qëllim që të mundësojë akte seksuale me fëmijë ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual në Belgjikë ka planifikuar dhe me personat E.A. dhe F.B. prindër të fëmijës marrëveshje për martesë të detyruar ndërmjet tij dhe vajzës së tyre të mitur gjegjësisht fëmijë që ende nuk i ka mbushur 14 vjet.

PROKURORIA

“Me qëllim që ta dërgojë fëmijën në Belgjikë, L.D.S. në shumë raste ka qëndruar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe që të sigurohen dokumente personale për udhëtimin e fëmijës, L.D.S. prindërve të vajzës u ka dhënë rreth 2.500 euro dhe në disa raste përmes transferimit të shpejtë të parave nga Belgjika personit E.A. i ka dërguar para në vlera të ndryshme”.

Policia ka arrestuar prindërit e vajzës në Strugë, ndërsa në aeroportin e Shkupit e ka arrestuar edhe shtetasin belg. Ata  akuzohen për tregëti me njerëz.  Të tre të dyshuarve u është caktuar masa e baraburgimit prej 30 ditëve.

/SHENJA/

 


You may also like