(VIDEO) Osmani në Bruksel: Mbështesim pa pikë rezerve Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili sot mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm ministror të NATO-së, shprehu mbështetjen e  Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës. Ai në këtë takim nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor pasi sipas tij procesi i zgjerimit është bërë çështje jetësore nga pikëpamja e sigurisë duke i marrë parasysh sulmet ruse në lindje.

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme

“Kjo krizë ka treguar se zgjerimi i BE-së është në radhë të parë një politikë e sigurisë dhe prandaj BE-ja duhet të jetë proaktive në Ballkanin Perëndimor, të përshpejtojë zgjerimin e saj në interes të stabilitetit tonë të përbashkët dhe të mbyllë vakumin e ndërhyrjes”

Osmani më tej tha se vendimi i fundit i OKB-së ka treguar se bota është bashkuar kundër luftës që ka zgjedhur Putini, dhe se guximi i ukrainasve dhe vendosmëria e tyre për zgjidhje paqësore  është për t’u respektuar.

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme

“Ne po ofrojmë çdo lloj ndihme për Ukrainën dhe po ofrojmë mbështetje për refugjatët. Ukraina nuk është vetëm, as sot, as në të ardhmen.  Dhe së treti, ne po takohemi së bashku me partnerët tanë të vlefshëm, Suedinë, Finlandën dhe BE-në për të diskutuar mënyrën për të rritur bashkëpunimin tonë”

I pyetur për aspiratat e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s, ministri i Jashtëm theksoi se në Ballkanin Perëndimor anëtarësimi në NATO ishte vendimi më I rëndësishëm për stabilizimin e rajonit, dhe pikërisht politika e dyerve të hapura në NATO do të thotë stabilitet.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

You may also like