(VIDEO) Osmani lavdërohet me punën e bërë gjatë dy viteve në MPJ

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka raportuar për punën e tij dy vjeçare. Ai i ritheksoi pesë prioritetet e mandatit të tij, të cilat i kishte prezantuar para mediave dy vite më parë, qysh në konferencën e parë për media si Shef i diplomacisë dhe informoi për progresin e arritur në secilën prej tyre. Bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, integrimin europian, pjesëmarrjen në stabilitetin rajonal si partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, revitalizim të diplomacisë ekonomike dhe proaktivitet në diplomacinë multilaterale.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj periudhe arriti të ketë ndryshim pozitiv në politikën e jashtme, duke i filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe duke e filluar Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë, vendi ka bërë ndryshime të mëdha në kontekstin rajonal, duke u afirmuar si një lider rajonal në promovimin e politikës së fqinjësisë së mire duke gjetur zgjidhje për çështjet e hapura bilaterale, si dhe përmes promovimit të stabilitetit në rajon”.

Si kontributin autentik më të rëndësishëm në krijimin e politikave rajonale të vendit, Ministri Osmani e theksoi Forumin e Prespës për Dialog i cili u shndërrua në konferencën më të rëndësishme rajonale, duke deklaruar se ata  e vendosëm Republikën e Maqedonisë së Veriut në hartën e vendeve të njohura në botën e diplomacisë si vende që kontribuojnë aktivisht në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

BUJAR OSMANI-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Iniciativën B6, që paraqet grup joformal për komunikim të shpejtë ndërmjet Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Dialogun Strategjik me SHBA-në, i cili përfaqëson një pikë kthese të re të partneritetit tonë strategjik,  rolin produktiv brenda aleancës së NATO-s, duke e justifikuar plotësisht partneritetin tonë me aleatët”.

Ministri Osmani se ka ende shumë projekte, shumë politika, shumë reforma. Ai  shprehet  tejet  i kënaqur me punën e bërë dhe rezultatet e arritura, ndërsa  kjo është vetëm gjysma e mandatit. Osmani tha se me të njëjtin ritëm do të vazhdojmë edhe për dy vitet e ardhshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like