(VIDEO) Osmani: Diplomatët tanë në Kiev janë në strehimore

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq  gjatë ditës së sotshme ka realizuar takime në Shkup në kuadër të vizitës së tij zyrtare. Pas takimit me homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, ai u paraqit para mediave. Edhe pse një temë aktuale, Sellakoviq nuk u deklarua për sulmin rus në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë për  këtë gjë.

Ndërsa, Ministri Osmani ka dënuar sulmin rus, duke e konsideruar “shkelje të rendit botërorë, të së drejtës ndërkombëtare, dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve, ndërprerjen e veprimeve luftarake dhe zgjidhjen e problemeve ne tavolinën e bisedimeve, ndërsa informoi se janë në komunikim me shtetasit tanë që ndodhen në Ukrainë.

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme

“Për qytetarët tanë që për momentin gjenden në Ukrainë, ne jemi në komunikim të përhershëm me ambasadën tonë atje, për fat të keq situata nuk është e mirë. Ambasadori dhe dy qytetarë pjesën më të madhe e kalojnë nëpër strehimore. Komunikimi i fundit me ambasadorin është se Kievi është i rrethuar dhe se nuk mund t’i lëshojnë strehimoret”

Sipas ministrit të jashtëm, konflikti në Ukrainë mund të ketë pasojë të rënda për stabilitetin e Evropës, ne veçanti të Ballkanit.

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme

“Agresioni rus në Ukrainë do të ketë pasoja serioze për aspektet e sigurisë në gjithë kontinentin evropian, dhe kjo më së shumti do të manifestohet në pikat e dobëta në rajon, në ’thembrën e Akilit’. Ballkani është pika më e dobët, pjesa e pambuluar e Bashkimit Evropian, plaga e Bashkimit Evropian. Kuptohet se mund të ketë implikime nga përpjekjet e faktorë të jashtë gjeopolitikë apo edhe nga faktorë rajonalë që mund të tentojnë të shfrytëzojnë kaosin për realizimin e qëllimeve të tyre. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm”

Osmani shtoi se në takim me Sellakoviqin e ka inkurajuar atë që autoritetet serbe të mbyllin sa më shpejtë çështjet e hapura, pasi rajoni ka shumë potencial për bashkëpunim ekonomik.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

 

Lexo lajme interesante

You may also like