(VIDEO) Opozita akuzoi Zaevin se po largohet pa dhënë llogari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetë nga partia opozitare  maqedonase VMRO-DPMNE kanë kritikuar sot Qeverinë e Zaevit, e cila tashmë është në dorëheqje. Ata vlerësojnë se edhe kësaj radhe po ikin nga përgjegjësia. Koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski, tha se Zoran Zaev me ministrat e tij po largohen pa  i dhënë përgjigje deputetëve për pyetjet që kanë të bëjnë me kriminalitetin, krimin, krizën energjetike, pyetje kto të cilët janë hallet e qytetarëve.

Nikolla Micevski,  koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE

“Sot qeveria përsëri po ikën nga përgjegjësia dhe dëshiron që të ikë nga përballja e problemeve të cilët i kanë qytetarët. Duan që të ikin nga skandalet dhe aferat, për të cilët janë rekordues të tyre. Edhe pse qeveria është në dorëheqje, sipas Kushtetutës nuk ka asnjë pengesë që të mbahet seancë për pyetje të deputetëve, që  funksionarët qeveritar të japin përgjigje në pyetjet e deputetëve. Zoran Zaev me ministrat e tij përsëri me vetëdije po e thyejnë kushtetutën, gjë  që e kanë kthyer në praktikë. Duke e thyer kushtetutën dhe rregullorën  kanë ardhur në qeveri, dhe në të njëjtën mënyrë edhe po largohen”

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët thanë se dorëheqja e Zaevit dëshmon se ai tërhiqet kur personalisht nuk i ka punët mirë, dhe jo kur shteti dhe qytetarët nuk i kanë punët mirë. Ilire Dauti, koordinatore e grupit parlamentar, tha se  rasti i  fundit me listën e faljes dhe lirimin e kriminelëve, janë edhe një dëshmi se para se të ikën Zaev, nuk la pa i bë edhe dëmet e fundit mbi drejtësinë në vend.

Ilire Dauti, koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët

“Përveç kësaj sot dëshmuan së as pergjigje nuk kanë për të gjitha ndodhitë sepse zgjodhën që sot në ditën kur duhet të ishte seanca për pyetje deputetsh të konstatohet dorëheqja duke vendosur edhe një herë barrierë në mes tyre dhe pyetjeve që qytetarët parashtrojnë përmes deputetëve. Zaev zgjodhi që edhe dorëheqjen mos ta arsyetojë personalisht por u fsheh pas një letre me shkrim. Ai i cili gjithmonë thirrej në fytyrë të pastër, sot u largua pa u ballafaquar me ata që e zgjodhën në atë post, deputetët, gjegjësisht të zgjedhurit e popullit”

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, sqaroi deputetët se asnjëherë nuk ka ndodhur që Qeverisë në dorëheqje deputetët t’i parashtrojnë pyetje, edhe pasi Ekzekutivi vazhdon ta kryej detyrën e saj deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Linda Ebibi /SHENJA/  

You may also like