(VIDEO) “Omicron” në vend, masat nuk ndryshojnë

by admin
Spread the love




Rasti i parë i llojit Omicron në vend është zbuluar dje tek një burrë i ardhur nga Britania e Madhe, ndërkohë që autoritetet kompetente shëndetësore kanë bërë të ditur se nuk parashikohen masa të reja shtesë në vend, gjatë festave të fundvitit. Ministri i Shëndetësisë në largim Venko Filipçe, deklaroi se këto masa që janë momentalisht,  po japin efekt dhe nuk ka nevojë për ndonjë masë shtesë. Ndërsa sa i përket festave të fundvitit, u bëri apel qytetarëve që të festojnë në gjirin familjar.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bëjnë të ditur se lloji Omikron është më pak i rrezikshëm se lloji Delta, mirëpo ata vazhdojnë të bëjnë thirrje për vaksinim, sepse është e vetmja mënyrë për ta mundur pandeminë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID nga fillimi i epidemisë është 222.932, numri i pacientëve të shëruar është 210.319, i të vdekurve është 7.894 ndërsa numri i rasteve aktive është 4.719. Më shumë raste aktive 2.375 ka në Shkup, ndërsa më së paku, gjegjësisht nga një person i infektuar janë në  – Pehçevë dhe Dojran.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like