(VIDEO) OKB: Bullgaria duhet ta mbroj minoritetin maqedonas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bullgaria ka për detyrë të respektojë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që askush të mos diskriminohet në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur lirisht  deklaruan nga  Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Zyrës iu kërkua nga mediat të komentonte kërkesat e Bullgarisë ndaj bullgarëve që të përfshiheshin në Kushtetutën e Maqedonisë, ndërsa kundër saj ka 14 aktgjykime nga Gjykata e Strasburgut për shkelje të të drejtave të pakicës maqedonase në territorin e saj.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje raportin që një ekspert i pavarur i OKB-së për çështjet e pakicave i paraqiti Këshillit të të Drejtave të Njeriut në korrik 2011, sipas të cilit Qeveria e Bullgarisë i kërkohet të mbrojë lirinë e shprehjes dhe shoqërimin e anëtarëve të minoritetit maqedonas.

ZYRA E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTAT E NJERIUT

“Raporti i bën thirrje qeverisë bullgare të sigurojë dhe mbrojë të drejtat e garantuara në dispozitat kushtetuese të vendit për respektimin e të drejtës për vetëvendosje etnike, duke përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes dhe lirinë e asociimit të pjesëtarëve të pakicës maqedonase. Raporti thekson gjithashtu se politikat në lidhje me njohjen dhe të drejtat e grupeve minoritare duhet të vlerësohen kundrejt detyrimeve të shtetit sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”.

Në këtë raport theksohet se Qeveria e Bullgarisë e mohon ekzistencën e pakicës etnike maqedonase, duke pretenduar se pjesëtarët e këtij komuniteti janë në fakt bullgarë etnikë. Në të thuhet gjithashtu se “gjuha maqedonase nuk njihet, as nuk mësohet në shkolla dhe maqedonasit nuk janë të përfaqësuar në Këshillin Nacional për Bashkëpunim për Çështjet Etnike dhe Integruese.

ZYRA E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTAT E NJERIUT

“Ligji kombëtar duhet të njohë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që asnjë individ apo grup të mos pësojë disavantazh apo trajtim diskriminues në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur lirisht si përkatësi (ose jo) ndaj një grupi etnik, fetar, gjuhësor apo ndonjë grupi tjetër”.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se të drejtat e pakicave mbrohen nga traktate të ndryshme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, dhe si nënshkruese e të dy traktateve, Bullgaria ka detyrimin për të respektuar detyrimet që rrjedhin prej tyre.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like