(VIDEO) Oda Ekonomike, Qeveria dhe Komisioni Rregullator i Energjetikës dakordohen për kontrollimin e çmimeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut do të koordinohet me Qeverinë dhe me Komisionin Rregullator për Energjetikë, për sanksionojë të gjithë furnizuesit të cilët pa bazë, joprofesionalisht dhe pa rregull i anulojnë marrëveshjet e lidhura me kompanitë.

Në këtë rast, Qeveria duhet të gjejë zgjidhje që t’iu ndihmojë në kuadër të mundësive. Këto janë aktivitetet që do të ndërmarrë Qeveria, Oda Ekonomike dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë,  për rritjen e mundshme të çmimeve, pas takimit të realizuar mes përfaqësuesve qeveritarë me udhëheqësinë e Odës Ekonomike. Ndërsa, kjo vjen pas paralajmërimit për goditje të mundshme të çmimeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve të karburanteve në bursat botërore.

Në takim është thënë se kriza është realitet, do të zgjasë një periudhë të gjatë dhe do të kërkojë zgjidhje me karakter afatgjatë dhe afatshkurt. Për këtë qëllim, duhet të bëhet mobilizim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Kjo është e nevojshme për ekzistimin dhe zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

Oda Ekonomike

“Përshëndetet vendimi për import intervenues të qymyrit për elektranat tona me të cilat do të ngritet në nivel maksimal prodhimtaria jonë dhe thirren kompanitë që të marrin pjesë në këtë thirrje publike e cila do të mundësojë punën e tyre një periudhë të gjatë dhe energji më të lirë elektrike edhe për ata edhe për amvisëritë”.

Në takim është folur edhe për modalitete të tjera të cilat do të jenë lëndë e debatit të premten, në takim të kompanive të prekura dhe institucionet kompetente, siç janë mundësia që shteti përmes EMV të sigurojë sasi më të madhe të rrymës me çmim më të ulët dhe vazhdimin e procesit të investimit në burimet e rinovueshme të energjisë.

Një ditë më parë u mbajt edhe takim mes përfaqësuesve të Shoqatës së Industrisë Ushqimore dhe zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi. Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like