VIDEO/ Nuk përmbahen më, Wanda dhe Icardi puthen plot pasion para kamerës

by admin
Spread the love

Kriza mes Mauro Icardit dhe Wanda Naras ka marrë fund edhe me një shfaqje publike të çiftit që ka dekretuar paqen në praninë e kamerave me Kullën Eifel në sfond.

Duket se Uanda ka lënë pas krahëve tradhtinë e sulmuesit argjentinas dhe në ditët e fundit të dy kanë postuar dedikime për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Sot ishte dita e “vulës” mbi këtë çështje që u kthye në telenovelën e muajit të fundit.

Provat i ka publikuar vetë Icardi në rrjetet sociale, ku ka postuar videon ku shfaqet ai me Uanda Narën duke u puthur plot pasion para dritave të Kullës Eifel. Gjithçka teksa filmohet e fotografohet, me siguri si pjesë e intervistës në të cilën Uanda do të tregojë gjithçka për tradhtinë e Ikardit me Çina Suarez.

You may also like