(VIDEO) Një miliard e 53 milionë denarë për projektet kulturore me interes nacional

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Kulturës ndanë buxhet për përkrahjen e projekteve me  interes nacional në vlerë prej 1 miliard e 53 milionë denarë. E para e këtij diкasteri, Bisera Kostadinovska-Stojçevska tha se ka pasur 3.769 aplikime valide prej të cilave shumica kanë qenë me lëshime teknike.  Ajo tha se anëtarët e komisionit kanë vlerësuar me profesionalizëm, dhe kanë qenë të ndërgjegjshëm me shpërndarjen e mjeteve buxhetore.

Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Ministre e Kulturës

“Në kohën e krizës së pandemisë përparësi i është dhënë kulturës së gjallë vendore, janë ruajtur prioritetet edhe për përkrahje të projekteve për të rinjtë, projekte për personat me nevoja të veçanta. Komisionet kanë qenë të kujdesshëm me personat që më herët nuk kanë shfrytëzuar nga ministria e kulturës dhe gjatë kësaj komisionet janë kujdesur për barazinë dhe përfaqësimin etnik, ku në pahë ka qenë interkulturaliteti”

Stojçevska me tej theksoi se fushat që do të marrin përkrahje financiare janë fushat e insititucioneve nacionale, për të cilën janë ndarë 24 milionë e 723 mijë denarë, ndërsa për veprimatarine e e muzejve dhe mbrojtjes së trashëgimis kulturore janë ndarë 80 milionë denarë.

Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Ministre e Kulturës

 “Mjetet më të mëdha nga ky program vjetor janë ndarë për veprimatritë muzikore, që më pas vijojnë mjete financiare për veprimtaritë  botuese dhe veprimatritë dramatike”.

Ministrja i uroi suksese të gjithë atyre që do të kenë financimin e ministrisë së kulturës për realizimin e projekteve të  tyre, ndërsa për ata që nuk kanë fituar mbështetje financiare, Stojçevska tha se kanë të drejtë ankese.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like