(VIDEO) Një makinë zyrtare me timon lëkure është blerë në një tendër për Covidin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qendra për Komunikime Civile publikoi Raportin për furnizimet publike për mbrojtje nga COVID-19, i përgatitur në bazë të monitorimit të 40 procedurave për furnizim publik të kryera nga  nga 1 korriku deri në  31 dhjetor 2021.

Sipas hulumtimit si furnizime  publike për COVID-19 janë blerë mjete që nuk kanë të bëjnë  me pandeminë, si p.sh. një veturë zyrtare me timon lëkure, gjashtë atoparlantë dhe me ngjyrë metalike.

Nga monitorimi u konstatua se furnizimet publike në lidhje me COVID-19 edhe në gjysmën e dytë të vitit 2021 janë të mbushura me probleme dhe rreziqe të korrupsionit. Vlerat e parashikuara të blerjeve janë  shumë më të larta se çmimet e marra në tenderë. Gjithashtu  si problem theksohet se kur ka pasur  një ofertues apo ka mbelur vetëm  një ofertues  pas eliminimit të ofertave të tjera në fazën e vlerësimit, çmimi i ofruar është përputhur ose është shumë afër vlerës së parashikuar të blerjeve edhe pse nuk është shpallur publikisht, gjë që dëshmon për marrëveshje të mëparshme dhe të paligjshme ndërmjet institucioneve furnizuese dhe kompanive  ofertuese.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Ka ende diferenca të mëdha në çmime për të njëjtat produkte, të blera në të njëjtën periudhë kohore, që shkojnë deri në 500 për qind, kur blejnë reagentë, ka një varësi afatgjatë nga kompania, aparatura e testimit të së cilës përdoret nga institucioni, që përmban rrezikun e pagesës së çmimeve të larta për reagentët dhe mundësinë e korrupsionit. Ka dokumentacion të dobët të procedurave  jotransparente me negocim pa shpallje njoftimi. Punësimi i personave dhe kompanive të jashtme për zbatimin e furnizimeve  publike mbart rreziqe të larta të konfliktit të interesit dhe korrupsionit”.

 

Ne raport thuhet që këto mënyra të funksionimit janë mënyra të vjetra të institucioneve shëndetësore që vazhdojnë edhe përsaj idikacioneve të shumta për dëme dhe rreziqe nga korupsioni.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Në monitorim ka  një numër të madh blerjesh të reagentëve për analiza laboratorike, ku shënohet emri i pajisjes së përdorur nga institucioni,me të cilën në tender është marrë vetëm me një ofertë nga kompania që është përfaqësuese  për ata reagentë, dhe që më parë e ka siguruar pajisjen. Kjo është një praktikë e vjetër e shumicës së institucioneve shëndetësore, e cila vazhdon pavarësisht indikacioneve për dëme të mundshme dhe rreziqe nga korrupsioni. Domethënë, duke përdorur të njëjtin aparat për analiza laboratorike për vite me radhë, institucioni është i varur gjatë asaj periudhe vetëm nga një furnizues që ofron reagentë për atë aparat specifik”.

Procedurat e hulumtuara përfaqësojnë 52% të të gjithë tenderëve për COVID-19 në periudhën e monitorimit (gjithsej 77 tenderë). Vlera e tenderëve të monitoruar është 1.25 milionë euro, që është 30.4% e vlerës së të gjithë tenderëve për COVID-19 në periudhën e analizuar (4.1 milionë euro).

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like