(VIDEO) Nisi viti i ri akademik, edhe sivjet do të jetë i kombinuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka filluar sot viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e arsimit Mila Carovska vizituan Fakultetin Natyror Matematikor, ku promovuan edhe masën e re të Qeverisë për bursa më të mëdha për studentët e drejtimeve ekzakte.

Mila Carovska, Ministre e Arsimit
“Ne si Qeveri në vazhdimësi kemi punuar me politika që t’i ja përshtatim arsimin tregut real, por edhe në politikat e bursimit. Pikërisht për këtë shkak, për fakultetin natyror matematikor janë siguruar bursa prej 18.000 denarëve, për drejtimet matematikë, fizikë dhe kimi”.

Edhe këtë vit, mësimi në universitete do të zhvillohet me model të kombinuar. Ligjëratat do të mbahen online, ndërsa me prezencë fizike zhvillohen lëndët praktike.

Aleksandar Skeparovski, dekan i fakultetit matematikor
“Para vetes kemi edhe një vit shkollor në kushte pandemie. Kemi vendosur që mësimin ta zhvillojmë pjesërisht me prezencë fizike e pjesërisht me platformën online.  Kombinimi është bërë duke patur kujdes për ruajtjen e cilësisë së mësimit por edhe shëndetit”.

Studentët megjithatë shprehen të ndarë rreth modelit të kombinuar të mësimit. Një pjesë e tyre thonë se duhej të organizohej ndjekja e mësimit fizikisht, ndërsa të tjerë vlerësojnë se ky model i kombinuar është i mirë, duke marrë parasysh situatën me pandeminë.

STUDENT
“Mendoj se nuk është adekuate, sepse nxënësit e shkollave të mesme fillojnë me mësim fizik, ndërsa ne si studentë fillojmë online dhe nuk është shumë e balancuar. Besoj se mund ta organizojnë më mirë.

STUDENT
“Mësimi është i kombinuar, nuk është vetëm online. Por mendoj se do mundej edhe më mirë”

STUDENT
“Mendoj se është në rregull që të ketë edhe mësim fizik, por edhe online, duke e parë situatën”

Nga ana tjetër, mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në gjithë shtetin po zhvillohet me prezencë fizike. Deri tani më pak se 1% e nxënësve në nivel shteti kanë rezultuar pozitiv me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. /SHENJA/

You may also like