(VIDEO) Nisi greva e mjekëve amë, nuk pranojnë pacientë dhe nuk japin receta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nga sot ka filluar greva tre ditore e mjekëve amë, me anë të csë cilës kërkojnë rritje të vlerës së pikëve kapitale.  Mjekët privatë nuk do të punojnë me pacientët dhe nuk do të lëshojnë receta për tre ditë, por do të jenë në vendet e tyre të punës dhe do të marrin vetëm rastet e urgjencës.  Mjekët amë të cilët janë në grevë, kërkojnë ndryshimin e dispozitës ligjore për lidhjen e pacientëve me institucionet shëndetësore private, regjimin e përshkrimit të barnave.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë, dr. Lili Çolakova-Dervishova, thotë se nga viti 2018, kapitacioni prej 63 denarë nuk është rritur për mjekët privat në shëndetësinë primare dhe sekondare, ndërsa pagat në sektorin publik, janë ngritur disa herë. Nuk ka rritje të buxhetit as për laboratorët, specialistët, mjekët në zonat rurale. Ajo thotë se që nga protesta e fundit e 7 prillit, edhe pse kanë ofruar zgjidhje për problemet, nuk ka pasur asnjë aktivitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Ata mes tjerash kërkojnë shëndetësi elektronike, fshirje të shkallës destimuluese, rritje të buxheteve për specialistë dhe laboratorë edhe për ambulanca rurale, të mos mbyllen ordinancat e mjekëve, të cilët duan të vazhdojnë të punojnë mbi 64 vjet.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në vigjilje të protestës javën e kaluar deklaroi se pakënaqësitë të cilat ekzistojnë në mesin e mjekëve amë duhet të zgjidhen në tavolinë dhe me propozime konkrete të cilat do të shqyrtohen dhe diskutohen, e jo përmes bojkotimit të punës.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like