(VIDEO) Nikollovski: Qeveria e paaftë po i kushton qytetarëve, jo zgjedhjet e parakohshme

by admin
Spread the love

Deputeti dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, ishte i ftuari i radhës në intervistën e përjavshme në Radio Evropa e Lirë. Ai përsëri ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që sipas tij, kriza politike dhe ekonomike është aq e thellë dhe po forcohet. Sipas drejtuesit të VMRO-së e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sidomos pas delegjitimimit të qeverisë në zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021.

ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI, NËNKRYETAR DHE DEPUTET I VMRO DPMNE

“Ka kaluar një vit nga zgjedhjet lokale, ishte koha e mjaftueshme që qeveria e LSDM-së dhe BDI-së të tregonin se mund të bëjnë ndryshe, por jo vetëm që nuk treguan se mund të bëjnë ndryshe, por po shkojnë në një drejtim më të keq për vendin dhe prandaj zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.

Deputeti Nikollovski, më tej thekson se edhe nëse Maqedonia e Veriut fillon negociatat me BE-në, një qeveri e paaftë do t’i udhëheqë keq ato negociata, ndërsa  siç tha Nikollovski,  një qeveri e aftë dhe kompetente do t’i udhëheqë mirë ato negociata.

ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI, NËNKRYETAR DHE DEPUTET I VMRO DPMNE

“Prandaj paralajmëruam një tubim të madh proteste mbarëkombëtare të të gjithë qytetarëve që duan të na bashkohen më 18 qershor në Shkup. Pres që dhjetëra, ndoshta qindra mijëra njerëz të jenë prezentë në  atë protestë mbarëkombëtare,  e cila do t’i dërgojë një mesazh të qartë qeverisë se duhet të bëhet ndryshim”.

Nënkryetari i VMRO-os Nikollovski , është i bindur  se zgjedhje  të parakohshme paralamentare do të ketë, ndërsa i pyetur se sa i kushtojnë Maqedonisë së Veriut shpenzime për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai u përgjigj se çështja   është se sa humb ekonomikisht  vendi nga qeveria e paaftë.
Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like