(VIDEO) Nga viti i ardhshëm pensionet do të rriten paralelisht me rritjen e pagave

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska jep lajm të mirë për pensionistët, duke premtuar rritjen e pensioneve paralelisht me rritjen e pagave. Ajo shpreson se metodologjia e re do të jetë gati deri në fund të vitit.

MINISTRIA E PUNËS DHE POLITKËS SOCIALE- JAGODA SHAHPASKA

“Metodologjia për harmonizimin e pensioneve do të jetë gati deri në fund të vitit. Sipas kësaj metodologjie, paralelisht me rritjen e pagës mesatare do të bëhet edhe rritja e pensioneve”

Shahpanska tha se  reforma sociale me të cilën personat e rritur që nuk janë përfitues të pensionit dhe shërbimeve të tjera sociale marrin një pagesë mujore prej 6,000 denarë, plus një shtesë prej 1.000 denarë, e cila mbulon një pjesë të shpenzimeve të energjisë elektrike. Ajo sqaroi se këto shërbime përdoren nga 10.000 qytetarë.

Ministrja Shahpaska sot takoi pensionistët e Koçanit të cilëve u premtoi shtëpi për të moshuarit, e cila sipas saj do të jetë tepër moderne. Shtëpia për të moshuarit në këtë qytet do të jetë ketë kapacitet për 156 persona. Ajo do të ketë  12 dhoma teke, nga të cilat gjashtë për personat me aftësi të kufizuara, 66 dhoma dyshe dhe gjashtë apartamente. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like