Shfrytëzuesit e energjisë elektrike nga blloku i parë që kanë konsumin më të ulët nga 1 janari do të paguajnë energjinë më të lirë, çmimi i energjisë elektrike për përdoruesit e bllokut të dytë mbetet i njëjtë, ndërsa çmimi i energjisë elektrike për përdoruesit e bllokut të tretë dhe të katërt do te rritet. Varësisht nga konsumi, një familje mesatare me konsum mesatar do të paguajë të njëjtat fatura si më parë, tha kryetari i Komisionit rregullativ për energji, Marko Bislimovski.
MARKO BISLIMOVSKI, KRYETARI KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS
“Çmimi për bllokun e parë ulet me 5.16%, blloku i dytë dhe tarifa e lirë mbeten të njëjta, blloku i tretë rritet me 2.88% dhe blloku i katërt rritet me 1.86%. Nëse nuk e kemi futur konceptin e ri me rrjet aksesi, ku brenda të hyrave maksimale të rregulluara të miratuara, kemi futur një mënyrë të re të llogaritjes së energjisë elektrike për t’i bërë faturat më transparente”.
Në faturën e energjisë elektrike do të ketë edhe një shtesë për qasje në trrjet, të cilin do ta paguajë të gjithë, pavarësisht nëse përdorin apo jo energji elektrike. Kjo shtesë fillimisht ishte paraparë vetëm për pronarët e shtëpive të pushimit, apartamenteve apo shtëpi ve që nuk përdoreshin rregullisht.
MARKO BISLIMOVSKI, KRYETARI KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS
“Të gjithë konsumatorët, gjegjësisht amvisëritë do të paguajnë 200 denarë për qasje në rrjet. Gjithashtu, konsumi i energjisë elektrike është në rënie në vend kryesisht për shkak të instalimit të fotovoltaikëve nga amvisëritë dhe kompanitë. Nuk ishte e drejtë që konsumatorët që nuk instalonin fotovoltaikë në çatitë e tyre ta mbanin atë barrë. Kjo është qasja e duhur sipas institucionit tonë”.
Shoqëria aksionare MEPSO, Elektrodistribuimi dhe MEMO kërkuan nga Komisioni Rregullativ që nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike të rritet për 27 për qind.
Përllogaritjet për çmimin e energjisë elektrike nga viti 2024 do të bëhen nga EVN, por fjalën e fundit për çmimin do ta ketë Komisioni Rregullator i Energjisë, i cili do ti mbikqyre llogaritjet. /SHENJA/