(VIDEO) Nga 1 dhjetori subvencionohet energjia elektrike për shkollat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se nga 1 dhjetori do të subvencionohet energjia elektrike për shkollat fillore dhe të mesme. Kovaçevski informoi se gjatë ditës së djeshme ka përfunduar afati për aplikimin e shkollave dhe kompanive të cilët kanë kërkuar që të subvencionohet energjia elektrike, ndërsa siç njofton i pari i Qeverisë, deri më tani nga 474 shkolla  kanë aplikuar 233, ai gjithashtu thekson se do të subvencionohen edhe 235 kompani që prodhojnë ushqime bazë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Ndikimi i kësaj mase do të jetë stabilizimi dhe ulja e çmimeve për produktet finale,  me çka veçmë po ulen në një pjesë të indrustrive. Me ketë vendimin janë përfshrinë edhe shkollat fillore dhe të mesme që të kenë furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike. Shkollave fillore dhe të mesme neve  ju kemi mundësuar që të lidhin marrëveshje me EMV-në, për të blerë nga 95 euro për megavat/orë”.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi rikujtoi se nga 1 dhjetori, kompanitë nga sektori ushqimor bazë, artikujt e të cilave janë të shënuar në Vendimin e Qeverisë, pavarësisht nëse do të përdorin energjinë elektrike të subvencionuar apo jo, duhet të ulin çmimet e produkteve. Nëse kjo nuk ndodh, sipas tij, Qeveria do të marrë masat e duhura.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË 21:00

“Andaj, si Ministri i Ekonomisë si instutucione në vendin tonë presim që ky trendë i uljes së çmimeve të jetë edhe më i madh prej 1 dhjetorit të këtij viti, 10 përqind ulje të çmimve të produkteve bazë është më shumë se e pritshme e cila bazohet në argumente dhe të dhëna konkrete duke u bazuar në çmimin fiks të energjisë elektrike, të cilën e siguron Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për kompanitë të cilat prodhojnë udhqime bazë për të gjithë qytetarët”.

Bekteshi gjithashtu deklaroi se Inspektorati i Tregut dhe Ministria e Ekonimisë,  me shumë vëmendje do të njdekë situatën sa i përket përcaktimit  të çmimeve për ushqimet bazë, pasi siç tha ai, kjo bëhet me të vetmin qëllim që kriza ekonomike dhe energjetike mos të ndikojë tek qytetarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like