(VIDEO) Nesër samiti në Slloveni, Zaev do të takohet me Borisovin, Merkelin e Makronin

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Në prag të Samitit të nesërm të Bashkimit Evropian në Slloveni, ka ardhur edhe përkrahje amerikane për procesin integrues të 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor. Përmes një kumtese, Shtëpia e Bardhë informoi se presidenti Xho Bajden ka zhvilluar bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Mes tjerash, presidenti amerikan ka konfirmuar përkrahjen për integrimin e vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian.

SHTËPIA E BARDHË

“Dy liderët biseduan edhe për Ballkanin Perëndimor dhe presidenti Bajden përcolli përkrahjen e fuqishme për vazhdimin e procesit të aderimit për vendet e rajonit”

Kryeministri Zoran Zaev nga ana tjetër edhe një herë tha se nga ky Samit pret mesazh të qartë nga Bashkimi Evropian se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përkushtimi i Brukselit sipas tij do të motivojë edhe rajonin që të ecë përpara në procesin e reformave.

Zoran Zaev, kryeministër

“Sa më i qartë të jetë mesazhi, sa më preciz dhe më korrekt për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më korrekt ndaj BE-së, kjo do të thotë stimul dhe motivim shtesë që të gjithë të vazhdojnë të punojnë për qytetarët. Institucionet, qeveritë, parlamentet, të gjithë bashkë në rrugën evropiane, rrugën e reformave dhe integrimit”.

Në margjinat e Samitit, Zaev do të takojë edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emanuel Makron, komisarin evropian për zgjerim Oliver Varheji dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se Deklarata e Samitit përveç përkahjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor, do të përmbajë edhe kushte më rigoroze për vendet kandidate, kërkesa për respektimin e marrëveshjeve bilaterale që kanë mbyllur konteste mes shteteve dhe përkrahje në luftën me pandeminë, korrupsionin, terrorizmin dhe të tjera. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like