(VIDEO) Në Shkup u mbajt konferenca e NATO-s për komunikuesit

by admin
Spread the love

 

Si anëtare e NATO-s me përkushtim kontribuojmë drejt sigurisë kolektive dhe kjo mund të shihet gjatë vitit të kaluar përmes të gjitha aktiviteteve pa dallim a është ndihma dhe mbështetja për Ukrainën, stërvitjet ushtarake, përgjigja e shpejtë apo aktivitete të tjera. Por aktivitetet ushtarake dhe politike janë të lidhura ngushtë me komunikimin e tyre dhe me aftësinë që të njëjtat t’i bashkojmë sa më afër dhe sa më saktë për qytetarët. Nga komunikimet dhe nga transparenca jonë varet se a do ta kuptojnë dhe si do ta kuptojnë qytetarët mënyrën se si ne punojmë çdo ditë në ruajtjen e sigurisë së tyre, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e Konferencës së NATO-s për komunikues, nikoqir i të cilëve këtë vit është Maqedonia e Veriut.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Në epokën e dezinformatave dhe sulmeve hibride, janë pikërisht komunikimet strategjike ato që luajnë rolin më të rëndësishëm në luftë dhe arrijnë tek qytetarët informacione të sakta dhe të verifikuara, në krahasim me dezinformatat, qëllimi i të cilave është të ngjall trazira dhe frikë. Pushtimi ushtarak i Ukrainës nga Rusia dhe rritja masive e dezinformatave rreth saj na ka treguar se komunikimet mund të kenë një ndikim serioz destruktiv dhe ne duhet të luftojmë kundër një ndikimi të tillë.

Ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin e saj në hapjen e Konferencës së NATO-s për komunikatorë,  tha se komunikimi është kyç për ne dhe këtë më së miri na e tregoi agresioni ushtarak kundër Ukrainës, i cili në vazhdimësi po përcillet me luftë informative me të vetmin qëllim që të cenohet besimi në vlerat e përgjithshme civilizuese, duke cenuar sovranitetin tonë si Aleancë. Përhapja e gënjeshtrave është gjithmonë mënyra më e lehtë për të arritur dhe ndikuar tek opinioni, ndërsa efektet e këtyre gënjeshtrave janë shkatërruese. Përgjegjësia e NATO-komunikatorë në këtë luftë është e madhe për të fituar fitoren e së vërtetës dhe drejtësisë dhe vlerave të përhershme civilizuese.

SLLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Të gjithë ju e dini mirë doktrinën ushtarake që garanton sukses dhe parashikon katër instrumente të fuqisë kombëtare dhe ato instrumente janë informacioni, ekonomia, diplomacia dhe ushtria. Ju, NATO-komunikatorët tanë, mbani në duart tuaja një nga katër instrumentet e fuqisë. Informacioni është në duart tuaja dhe trajtimi i tij është i një rëndësie të madhe”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski potencoi se informacionet e sakta dhe të kontrolluara të cilat janë lehtë të kapshme janë resurs në luftën kundër dezinformatave në nivel ditor, ndërsa standardi i vendosur dhe reputacioni i transparencës ndihmon në uljen e përhapjes së dezinformatave.

Në Konferencën në Shkup  marrin pjesë rreth 300 persona. Në kuadër të Konferencës do të organizohen disa panele kushtuar komunikimeve strategjike, të cilat do të paraprihen nga disa grupe pune në këtë fushë.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like