(VIDEO) Në raundin e dytë do të votohet në 44 komuna

by admin
Spread the love

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpalli edhe rezultatet përfundimtare të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën më 17 tetor.  Sipas të dhënave të KSHZ-së, VMRO-DPMNE-ja është partia me më shumë kandidatë që kanë marrë komuna në rrethin e parë, gjithësej 21, pastaj renditet LSDM-ja, me 9 komuna të fituara dhe BDI-ja vetëm 2 komuna.

Në pyetjen se a priten të tejkalohen problemet me aparatet që u hasën në rrethin e pare, kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski tha se pret të tejkalohen dhe se procesi me aparatet e gjurmëve të gishtërinjëve do të jetë më efikas se në rrethin e parë.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së

“Po presim… Për kualitetin nuk mund të garantojmë, sepse kemi edhe procedurë tjetër, zëvendësim për atë në vendvotim ku nuk mund të vërtetohet kualiteti, megjithatë ende nuk jemi dakorduar për planin aksional, se si do ta bëjmë atë të hënën. Trajnimet fillojnë nga e hëna dhe do të jenë shumë më efikase në krahasim me rrethin e parë”.

Nga kryetarët e  komuave të zgjedhura në rrethin e pare kryetar kishte fituar edhe Kisella Voda. Megjithatë për këtë komunë kishte ankesë te KSHZ-ja, ashtu siç kishte edhe për Dibrën, Pllasnicën dhe Shuto Orizarën, ku për këto komuna do të ketë rreth të dytë.

Rezultatet përfundimtare në këto komuna ku ka parashtruar ankesa, siç tha kryetari i KSHZ-së, Dashtevski, Komisioni do t’i shpallë pas përfundimit të afatit për paraqitjen e padisë në Gjykatën Administrative për vendime për ankesa.

Në dy komuna, në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, do të përsëritet votimi sepse nuk është përmbushur cenzusi ligjor, që në zgjedhje të dalin më së paku një e treta nga votuesit e regjistruar në Listën zgjedhore.

Dashtesvski tha se në afat prej 15 ditë do ta njoftojnë Qeverinë që ajo të njoftoj Kuvendin se kush duhet të nënshkruar zgjedhje të reja në këto dy komuna.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like