(VIDEO) Në pritje të BE-së shumë probleme brenda Ballkanit Perëndimor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shumë probleme brenda Ballkanit Perëndimor, derisa presin të hapen dyert e Bashkimit Evropian. Ky ishte konstatimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor gjatë konferencës të “The Economist” për rajonin, e zhvilluar sot në Shkup. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev foli për bllokimin e Bullgarisë, duke u shprehur optimist për zgjidhje të shpejtë pas zgjedhjeve në Sofje.

Zoran Zaev, kryeministër i RMV
“Besoj se ekziston zgjidhje dhe kam përvojë në gjetjen e shumë zgjidhjeve në katër vitet e fundit. Personalisht besoj se deri në fund të këtij viti është e mundur zgjidhja. Kuptohet, prej më parë kam parë edhe shumë sinjale pozitive nga Bullgaria. Ata e kuptojnë atë edhe kur flasim njëri me tjetrin, madje edhe bashkë në konferenca për shtyp ata thonë gjuha maqedonase, njerëzit maqedonas, megjithatë zyrtarisht nuk e pranojnë dhe shpresoj se edhe këtë do ta zgjidhim së shpejti”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për aksionin e ditëve të fundit në veri. Ai tha se nuk do të ketë stabilitet të institucioneve deri sa të ketë stabilitet të krimit në veri të Mitrovicës. Gjatë fjalës së tij, Kurti tha gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përballen me krimet dhe gjenocidet në të kaluarën.

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës
“Përballja me të kaluarën është një element që duhet të përballen shtetet ballkanike. Që me të vërtetë të fillohet me paqen, duhet të zgjidhim të kaluarën. Të përballemi me pastrimin e saj, siç janë spastrimet etnike, gjenocidet. Nëse nuk ndjehet përgjegjësi dhe faj për këto që ndodhën, atëherë sërish do të bëni të njëjtën. Kjo është shkak se pse ne themi se kurrë nuk do të harrojmë dhe duhet t’ia kujtojmë të rinjve se çfarë ka ndodhur”.

Zv/kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq theksoi se BE-ja duhet të rrisë investimet në Ballkanin Perëndimor dhe të përshpejtojë integrimet, nëse dëshiron të krijojë partneritete me këto vende.

Dritan Abazoviq, Zv/kryeministër i Malit të Zi
“BE duhet ta kuptojë më në fund se mënyra për të ndërtuar partneritete më të fuqishme dhe investime në Ballkanin Perëndimor është të përshpejtojnë dhe të rritet numri i investimeve në rajon, dhe sidomos në infrastrukturë të mundësohet lëvizja e njerëzve. Do të ishte shumë mirë që më në fund të arrijmë pajtim mes njerëzve të Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë konferencës, liderët u shprehën  të zhgënjyer nga sjellja e Bashkimit Evropian, por thanë se vazhdon shpresa që integrimi i vendeve të Ballkanit mbetet gjallë si proces.  /SHENJA/

 

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

 

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like