(VIDEO) Në portin e Selanikut konfiskohen 161 kg kokainë

by admin
Spread the love

Ministria e Brendshme ka njoftuar se ditën e djeshme Njësiti për Trafikimin e Paligjshëm të Drogave, Sektori për Trafikun e Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim dhe me një hetim të përbashkët ndërkombëtar me Shërbimin Kundër Drogës nga Selaniku, Republika e Greqisë, Shërbimi Amerikan për Luftën kundër Drogës dhe Qendra e Zbatimit të Ligjit në Evropën Juglindore – SELEK, zbatuan me sukses një operacion të përbashkët për tregtinë e paligjshme të kokainës, gjatë të cilit u sekuestruan 161 kilogramë kokainë në Selanik.

MPB

“Aksioni i djeshëm është vazhdimësi e aksionit të suksesshëm nga data 08 dhe 09.05.2023, kur në Selanik u sekuestruan 105 kg kokainë dhe në Greqi u privuan nga liria 10 persona, përkatësisht 7 shtetas të Republikës së Greqisë dhe 3 shtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut u është hequr liria 4 shtetasve tanë, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim në Shkup”

Operacioni i djeshëm është rezultat i vijimit të hetimeve në të cilat u zbuluan 100 pako kokainë, pra në çdo kontejner u gjetën 50 pako kokainë, me peshë totale 161 kilogramë. Kokaina u gjet në bunkerë të krijuar posaçërisht – kripta në kanatet e dyshemesë së dy kontejnerëve. Departamenti i krim-policisë, sic thonë nga MPB-ja, gjatë javës së ardhshme do të dorëzojë raport në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korruspionit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like