(VIDEO) Në lagjen Konjare të Kumanovës është vendosur një kryq gjigant

by admin
Spread the love

Vendosja e kryqeve gjigande në venbanimet e përziera etnikisht po vazhdon të shkaktojë reagime. Një kryq i tillë është vendosur në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në lagjen Kojnare të Kumanovës. Pas, këtij akti ka pasur disa reagime në rrjetet sociale.

Ish-këshilltari komunal, Osama Muadini ka ngritur pyetjen retorike për nevojën e vendosjes së këtij simboli fetar për njërit prej komuniteteve.

OSAMA MUADINI, QYTETAR

“E çka pat nevojë që ky kryq të vendoset në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në Kumanovë?! Kush e vendosi, në çfarë prone dhe me leje të kujt u vendos ky kryq? A ka dhënë leje Komuna për vendosjen e tij dhe me mjete të kujt është vendosë i njejti?”

Këtë veprim e ka kundërshtuar edhe ish-ushtari i UÇK-së, Driton Iseni. Ai ka bërë thirrje që të sqarohet se kush prej këshilltarëve komunalë ka votuar pro këtij veprimi.

DRITON ISENI, QYTETAR

“Këshilltarët komunal llogari me na dhënë se kush e votoi dhe në cilën parcelë është. Kryeatar sa i perket kërstave, vendosi edhe 50, nuk na pengojnë, por mos provoko se gabim e ke adresen. Sopoti dhe Dolno Kojnora a janë njëjtë a jo?”

Në këtë postim, Iseni ka përmendur rastin e muzeut të UÇK-së në Sopot, hapja e të cilit shkaktoi shumë reagime në komunitetin maqedonas.

Ndërkohë, vendosja e një kryqi të tillë gjigant në Kodrën e Diellit ka shkaktuar gjithashtu një përplasje të ashpër verbale ndërmjet komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas.

Ndërkohë, në Shkup, përveç kryqit me 80 metra të lartë në malin Vodno, do të ka 4 kryqa gjigant me nga 55 metra, një në qendër në lagjen Aerodrom, dhe tre tjerë nga të tre hyrjet në kryqytet, në lindje, perëndim dhe veri.  /SHENJA/

MARKETING



You may also like