(VIDEO) Ndryshimet nën nëntë ligjet për autostradat sot në Kuvend

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndryshimet dhe plotësimet e nëntë ligjeve lidhur me autostradat që duhet t’i ndërtojë konsorciumi turko-amerikan “Behtel dhe Enka“ janë në rend dite të mbledhjes së sotme të 112-të në Kuvend. Të gjitha ligjet janë në procedurë të shkurtuar, ndërsa propozues janë një grup deputetësh nga shumica qeveritare. Në rend dite të mbledhjes janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për tokën bujqësore, shpronësimin, planifikimin urbanistik, atë për ndërtim. Si pikë e fundit e rendit të ditës janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partneritetit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (akset: Tetovë – Gostivar – Bukojçani dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Koridori 10-D (akset në autostradën Prilep – Manastir) në procedurë të shkurtuar.

I pyetur nëse do ti nënshkruajë këto ligje pasi të miratohen në kuvend, Stevo Pendarovski tha se nëse ligjet i shkelin të drejtat e qytetarëve, ato nuk do të nënshkruhen nga ai dhe nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Duhet të shohim, sot fillon procedura për nëntë ligje. Megjithatë, nuk mund ta dimë paraprakisht se në çfarë versioni përfundimtar do të jenë ato projekte ligje. Sepse ato mund të ndryshohen me amandamente. Të presim debatin, të shohim përmbajtjen përfundimtare të atyre ligjeve. Ekipi im i avokatëve është i angazhuar për të monitoruar debatin”.

Ptresidenti pret që të ketë një debat të arsyeshëm, pasi këto ligje edhe pse janë me procedurë të shkurtuar, nuk janë nën flamurin evropian dhe do të ketë kohë të mjaftueshme që opozita të dorëzojë amendamente dhe t’i bashkohet debatit.  I pari I shtetit tha se kur  të shohin versionin përfundimtar, do të dinë se cili do të jetë qëndrimi për nënshkrimin e dekretit . Pendarovski gjithashtu tha se po i ndjek edhe të gjitha reagimet në opionin.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Ata reagojnë ndaj propozimeve të ligjeve. Opozita dhe qeveria hyjnë në Kuvend, shumica mund të propozojë edhe amendamente, presidenti sheh ligjin përfundimtar. Nëse shkelin të drejtat e qytetarëve, ndërhyjnë në të drejtat e palëve të treta, sigurisht që së paku disa ligje nuk do të kalojnë, por le t’i shohim në versionin përfundimtar”

Në lidhje me ndryshimet e këtyre nëntë ligjeve, gjatë ditës së sotme para Kuvendit kanë protestuar Arkeologët. Ata theksojnë se pas miratimit të këtyre ndryshimeve, fshihet një marrëveshje fitimprurëse me përmasa të mëdha. Sipas tyre, me propozimin e  siç thojnë ata, të paturpshëm dhe jotransparent për ndryshimin e nenit 65 të Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, nga një grup deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut  me procedurë të shkurtuar, shteti e legalizon shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like