(VIDEO) Ndotja e ajrit në Shkup dhe masat, LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën

by admin
Spread the love

Ditën kur qytetarët e Shkupit, po ngulfaten nga ajri i ndotur, përgjegjësi për këtë pushteti dhe opozita po kërkojnë nga njëra tjetra.

Nga LSDM thonë se premtimet e Danella Arsovskas se do të luftoj kundër ajrit të ndotur dhe do të merret me mbrojtjen e mjedisit jetësor, tani mbeten vetëm premtime të rreme të fushatës. Liljana Bozhinovska, këshilltare e LSDM-së në Qytetin e Shkupit kritikon Arsovska për zvogëlimin e mjeteve financiare për subvencionim të blerjes së invertërëve nga qytetarët, gjegjësisht sipas saj buxheti për këtë është ulur në 6 fish më pak.

Liljana Bozhinovska, LSDM

“Subvencionimin për blerjen e inverterëve deri tani e kanë shfrytëzuar rreth 5 000 amvisëri, kjo don të thotë 5 000 oxhaqe më pak që ndotin ajrin. Danella Arsovska në vend që ta vazhdoj përparimin e kësaj mase, ajo shkurtoi buxhetin dhe flet për masa populiste. Me këtë qasje, Arsovska, kryetare nga radhët e VMRO-DPMNE-së, nuk mund të luftoj kundër ajrit të ndotur”.

Shkupi është një ndër qytetet më të ndotura në botë për shkak se qeveria nuk kA ndërmarr as edhe një hap që ta ndryshoj këtë gjendje, reagojnë nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE

“LSDM-ja 5 vite është në pushtet, dhe për 5 vjet nuk ka asnjë projekt për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet tjera të vendit. LSDM-ja kishte mundësi si pushtet qendror, por nuk bëri asgjë që të përfundoj gazifikimin. Atje ku u ndal projekti me qeverinë e VMRO-DPMNE-së, atje është edhe tani. Nuk ka asnjë lëvizje”.

Sipas partisë së Mickoskit sikur të kishte gaz për amvisëritë në Shkup dhe qytetet tjera më të mëdha të vendit, tani siç thonë do të flitej për ulje të ndotjes së ajrit.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like