(VIDEO) Murati: “Ballkani i Hapur”, Serbia synon “Jugosllavinë e cunguar”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me anë të “Ballkanit të Hapur”, Serbia dëshiron të rivendosë influencën e saj në “Jugosllavinë e cunguar”, vlerëson  ish diplomati Shaban Murati, i cili ishte musafir në emisionin debativ në televizionin Shenja.

Murati deklaroi  se nëpërmjet programit ekonomik të “Ballkanit të Hapur”, që në fakt është program politik, Serbia do të rivendosë influencën e saj në “Jugosllavinë e cunguar”. “Jugosllavia e cunguar” është ose 3 shtetet e “Ballkanit të Hapur” ose gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

SHABAN MURATI-ISH DIPLOMAT

“Për mua është një qëndrim shumë seriozë dhe shumë pozitiv i Kosovës, i Malit të Zi, i Bosnjë Hercegovinës, të cilët refuzuan të bashkohen me “Ballkanin e Hapur”. Cila është logjika? Ato tre shtete, e njohin ‘Ballkanin e Hapur’ dhe Serbinë më mirë sesa Shqipëria. Ato tre shtete, gjatë këtyre 3 viteve, kanë vuajtur më shumë nga Serbia dhe si të pranojë Mali i Zi kur Serbia i bërë grushtetin në 2016-tën, i bëri grushtetin për ligjin për minoritetet që ia ktheu, i bëri grushtetin në gusht”.

Më tej,  ish diplomati duke foluar për “Ballkanin e Hapur” tha se asnjë institucion zyrtar i BE-së nuk është deklaruar kurrë për përkrahjen e drejtpërdrejtë të nismës.

SHABAN MURATI-ISH DIPLOMAT

“Dhe po t’i vësh në vëmendje, asnjë institucion zyrtar i BE-së nuk është deklaruar kurrë për përkrahjen e “Ballkanit të Hapur” dhe madje nuk e ka përmendur kurrë. Hapim për kuriozitet gjithë dokumentët zyrtarë, komunikate zyrtare të gjitha samiteve të BE-së, nga 2019-ta e deri tani që flasim bashkë, nuk e kanë përmendur kurrë edhe kur janë provokuar zyrtarët gjermanë, apo të tjerët. Ato thonë jemi të interesuar për integrimin rajonal, kurrë për “Ballkanin e Hapur”.

Murati thekson se “Ballkani i Hapur” është një projekt që i kundërvihet procesit të Berlinit, i cili  përfshin projektin e krijimit të tregut të përbashkët rajonal”.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like