(VIDEO) MPJ në Shkup dënon përdorimin e slloganit “Maqedonia është Bullgari”

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dënuar ashpër shkrimet e djeshme “Maqedonia është Bullgari”, të cilat u shfaqën në duart e disa deputetëve gjatë kohës së pikës së parë të rendit të ditës në seancën e Kuvendit Pupullor të Republikës së Bullgarisë, shkrime të cila u thanë edhe gojarisht nga foltorja, gjatë të njejtës seancë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut

“Porositë e këtilla janë në kundërshtim me vlerat evropiane demokratike, por edhe kundër Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim dhe nuk kontribuojnë në kultivimin e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes. Republika e Maqedonisë së Veriut pret që përfaqësuesit zyrtarë të Bullgarisë të dënojnë këtë gjuhë eksplicite të urrejtjes dhe pretendimeve territoriale drejt Maqedonisë së Veriut, si akt skajshëm jo korrekt drejt një shteti fqinj mik”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë përkatëse i ka dorëzuar Notë Verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut janë duke u zhvilluar debate nëse do të preket ose jo identiteti maqedonas pas vendimit të parlamentit bullgar. Një përkthyes nga Maqedonia e Veriut ka shkruar në rrjetet sociale se ka marrë ofertë për përkthim të materialeve ,  siç thotë nga gjuha “maqedonase veriore”, dhe pyet se çfarë gjuhe është ajo? Ky projekt siç thotë përkthyesi është nga BE-ja.

Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron në Bruksel i ka quajtur qytetarët e Maqedonisë së Veriut “maqedonasit verior”, pas së cilës ministri Bujar Osmani  ka konsideruar se Makron ka bërë një gabim të paqëllimshëm.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like