(VIDEO) MPB: VMRO spekulon për dhënien e pasaportës për personin Radoje Zvitzer

by admin
Spread the love




VMRO-ja opozitare hedh akuza  për skandal të ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas tyre i pari i këtij diкasteri, Oliver Spasovski i ka dhënë pasaportë maqedonase, Radoje Zvitzer, i cili akuzohet nga Europol për tentativë për vrasjen të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Nga VMRO thonë se në zbardhjen e aferës “mafia” kanë zbuluar listën e mafiozëve dhe kriminelëve të cilëve Spasovski u ka lëshuar pasaprotën legale të Maqedonisë së Veriut, por me emër tjetër ku siç thonë, është pikërisht atentatori i dyshuar i Vuçiqit, Radoje Zvitzer.

VMRO-DPMNE

“Ka kaluar një vit dhe askush nuk është fajtor për këtë aferë ku mafiozët rajonalë dhe botërorë pajisen me  pasaportë maqedonase. Përveç dënimit simbolik për disa punonjës të MPB-së që duhet të jenë dëm kolateral, nuk ka përgjegjësi për organizatorët e vërtetë të një rrjeti të tillë për lëshimin e pasaportave maqedonase. Nuk ka kriminel që nuk i operon pasaportat e Spasovskit me flamurin maqedonas. ‘Kjo tregon se përkundër turpit për vendin që po e organizon Spasovski, ai është mbrojtës i hapur i krimit”.

Ndaj këtyre akuzave, ka reaguar Ministra e Punëve të Brendshme, e cila i ka demantuar akuzat e VMRO-DPMNE-së për dhënie të pasaprotës maqedonase personait Radoje Zvicer.

MPB

“Ministria e Punëve të Brendshme mohon fuqishëm dezinformatat e bëra nga VMRO-DPMNE se njëfarë Radoje Zvitzer i është lëshuar pasaporta maqedonase. Kujtojmë gjithashtu se ‘rasti i dyfishtë’ është zbardhur dhe tashmë janë shqiptuar aktvendimet gjyqësore dhe të gjitha dokumentet e udhëtimit lidhur me këtë hetim janë anuluar në procedurë administrative dhe nuk janë të vlefshme, gjegjësisht nuk mund të përdoren”.

Përndryshe, Zvitzer është një nga liderët e klanit “Kavak”, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e vrasjeve të shumta në territorin e Malit të Zi dhe vendeve tjera.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like