(VIDEO) MPB pranon: Praktika e deritashme e shpërndarjes së letërnjoftimeve nuk funksionoi

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Shkupit se  nga e hëna, do të fillojë mënyrë e re e lëshimit të letërnjoftimeve. Nga analiza e dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, nga MPB sqarojnë se është konstatuar se procedura është jo e plotë, e pakompletuar dhe e pamjaftueshme efikase dhe në të njëjtën kohë sipas tyre, nuk ka efektin e dëshiruar si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për shpërndarjen.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Nga e hëna,  11.03.2024 fillon një proces i ri për lëshimin e letërnjoftimeve në ambientet e stacioneve policore kompetente vendore sipas vendbanimit të qytetarit të shënuar në letërnjoftim. Çdo qytetar do të mund të shkojë në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë letërnjoftimin e përgatitur”.

Kujtojmë se qytetarët që kanë dokumentet personale me emrin e vjetër të shtetit, duhet t’i ndërrojnë të gjithë me emrin e ri, pra Maqedonia e Veriut, e kjo bëri që të shkaktohet kaos nëpër pikat ku bëhet nxjerrja e dokumenteve, ku shiheshin qytetarë të shumtë duke pritur me orë të tëra.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like