(VIDEO) MPB: Për 40 ditë në Shkup janë arrestuar 37 persona

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon me arrestime të shumta ndaj personave të cilët  kërkohen  me fletarrestime, në baza të ndryshme, ku nga MPB informojnë se vetëm për 40 ditë janë arestuar 37 persona.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Arrestimet erdhën pas urdhrave nga ana e Gjykatës Themelore Penale, Prokuroria Publike Themelore Shkup, Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Burgu i Idrizovës, Burgu Shkup dhe të tjera”.

Ndërkohë, nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 249 automjete të cilat kryejnë transport publik të fëmijëve, ndërsa nga trafiku janë përjashtuar 11 automjete, janë konstatuar 8 vepra penale.

PRANJIÇ, SHEFE E REPARTIT PËR INFORMACIONE TË KARAKTERIT PUBLIK

“Në stacione për kontrollime teknike janë dërguar 41 automjete të cilat kryejnë transport publik për shkak të parregullësive teknike, kurse nga trafiku janë përjashtuar 11 automjete për shkak të parregullësive teknike”.

Ajo më tej informoi se pas dokumentimit të rasteve, kundër të gjithë personave përgjegjës të cilët kanë kryer kundërvajtje ose vepër penale do të parashtrohet parashkresë për kundërvajtje ose kallëzim penal.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like