(VIDEO) MPB me aksion anti-drogë, arrestohet 19-vjeçari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Dje në pikë pagesën “Sopot” në autostradën “Miqësia” është arrestuar një 19-vjeçar nga Kavadari.

Policia tek vetura “Polo” e të riu me iniciale D.G. ka gjetur 100 gram kokainë dhe para.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Kavadar, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur para në prerje dhe valuta të ndryshme që dyshohet se kanë origjinën nga vepra penale. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal”, thuhet në kumtesën MPB-së.


You may also like