(VIDEO) MPB: Janë shqiptuar 261 sanksione, për të cilat është përdorur radari i natës

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme infromon se janë shqiptuar  261 sanksione, për të cilat është përdorur radari i natës.

Nga MPB, deklarojnë se gjatë mbrëmjes së kaluar në intervalin kohor nga ora 18:00 deri më 00:00, me radar të posaçëm për incizim në kushte të natës, realizoi kontrollim të intensifikuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 261 shoferë, prej tyre pesëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Po ashtu është konstatuar se 170 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit kurse 91 shoferë jashtë vendeve të banimit”.

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut edhe në qytetin e Shkupit, ku janë shqiptuar gjithjes 212 masa. Prej tyre, 76 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 24 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë vendosur 10 masa për përdorim celular, gjashtë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tetë masa për automjete të paregjistruara.

Ndërkaq, ata theksojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur edhe Kontrollime aksionale në rajonin e SPB Manastir, ku janë  konstatuar  shumë parregullësi, si janl shërbim me alkool persona të mitur, prezencë e tyre në objekte gastronomike pas mesnatës e tjera.

Nga MPB, deklarojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut, të cilët kanë për  qëllim të rritjen e sigurisë në rrugë.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like