(VIDEO) Mot i nxehtë me temperatura deri në 30 gradë celsius

by admin
Spread the love

Meteorologët paralajmërojnë se gjatë kësaj fundjave, nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore të paralajmëruar me origjinë nga Afrika, moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe jashtëzakonisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit si dhe me temperatura të ajrit veror. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeologjike informojnë se temperatura do të arrjë deri në 30 gradë.

Metereologët thonë se temperaturat ditore në këtë periudhë janë nga 10 deri 15 gradë më të larta nga ato normale dhe shumë rrallë ndodh që në fund të marsit vendi të kaplohet nga vala e të nxehtit.

DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

“Temperaturat do të rriten në intervalin prej 23 deri në 28 gradë, ndërsa në zonat më të ngrohta qendrore dhe juglindore temperaturat mund të arrijnë deri në 30 gradë celsius.  Në Shkup dhe rrethinë  do të kemi mot të vërtetë veror”.

Të dielën, për shkak të rrymave të theksuara ajrore në jug dhe jugperendim, do të arrijnë retë e pluhurit dhe rërës nga Saharaja. Për këtë shkak atmosfera do të jetë e turbullt dhe e gjithë kjo do të shoqërohet me erë të ngrohtë.  Ndërkaq nga fillimi i javës së ardhshme moti në orët e para të mëngjesit në pjesët veriperendimore do të ketë kushte për reshje shiu ndërsa  gjatë ditës do të jetë me diell. /SHENJA/

 

 

 

MARKETING



You may also like