Video/ Momentet e tmerrit kur demi shkel, përplas në mure adoleshentin gjatë vrapimit të demave në Alikante të Spanjës (fotot)

by admin
Spread the love

Në pamje shokuese të publikuara sot shiheshin momente të tmerrshme nga parada e te shtunes e vrapimit me demat në Castalla të provincës Alicante, kur një adoleshent spanjoll ngeci në brirët e demit që nisi ta përplaste në ajër sikur të ishte një kukull lecke.

19-vjeçari shihet që lëshohet në ajër nga goditjet, teksa forca e brirëve të demit e përplas atë në muret e rrugës së ngushtë, duke e ngritur disa herë në një torturë impresionuese.

Spektatorët e tjerë ulërisnin duke u përpjekur të tërhiqnin vëmendjen e demit por ky i fundit nuk shpërqendrohet në sulmin ndaj adoleshentit.

Vrapuesi më në fund arrin të shpëtojë kur qëllohet pranë një dere ku ndihmohet të funtet brenda nga spektatorët.

Pamjet u regjistruan në ditën e pestë të Fiestas de Vaca – vrapimit në nder të shenjtorit San Roque që ka nisur prej 12 gushtit.

Raportimet thonë se adoleshenti është në gjendje të stabilizuar në spital, ku po trajtohet për katër shpime briri dhe disa plagë të tjera nga rrëzimet.

Zyrtari vendas Jose Rico tha: “Është sikur atë ta kishte shtypur treni, por i riu duket se është në një gjendje më të mirë nga sa mund të pritej”.

Grupet e mbrojtjes së kafshëve me të drejtë dënonin evente të tilla, që janë traumatizuese si për kafshët ashtu dhe në disa raste për pjesëmarrësit.

Kjo nuk eshte hera e pare sivjet qe raportohet aksidente te tilla ne vrapimet me demat ne Sanje.