VIDEO/ Momente ankthi në Argjentinë, lojtari humbet ndjenjat gjatë ndeshjes dhe bie në fushë

by admin
Spread the love

Një episod i frikshëm ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Argjentinës mes Estudiantes dhe Boka Xhniors.

Në minutën e 27, lojtari i Estudiantes, Havier Altamiro humbi ndjenjat duke shkaktuar një frikë të madhe në stadiumin La Plata.

Mjekët ndërhynë menjëherë dhe ia dolën ta normalizonin, ndërsa e shoqëruan për në spital.

Ndërkohë ndeshja u shty pasi të dy trajnerët ranë dakort që të luhej në një tjetër datë

PANORAMASPORT.AL

You may also like