(VIDEO) Mishell: Priten zhvillime pozitive për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




“Javën e ardhshme priten zhvillime pozitive, sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. Kështu deklaroi kryetari Këshillit Evropian Sharl Mishell, gjatë konferencës për media me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski, në Forumin e Prespës që po mbahet në Ohër. Ai pohon se bashkërisht me  Francën, po përpiqen për të gjetur zgjidhje të pranueshme për Shkupin dhe Sofjen.

Charles Michel, kryetar i Këshillit Evropian

“BE-ja është e fuqishëm e përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Po i bëjmë të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura me palën bullgare. Unë jam i kyçur në këtë bashkë me Francën dhe BE-në dhe dëshirojmë të ndihmojmë këtë proces që të ecë përpara. Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin”.

Ndërkaq, presidenti Stevo Pendarovski tha se shpreson që javën e ardhshme Maqedonia e Veriut do të merr datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Stevo Pendarovski, president

“Sinqerisht shpresoj që javën e ardhshme në Bruksel, liderët e Bashkimit Evropian më në fund do ta përmbushin premtimin e tyre nga marsi vitit 2020, kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme vendosi unanimisht për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kryetari i KE-së paradite u takua edhe me kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevskin. Siç njoftuan nga shërbimi qeveritar, kryeministri Kovaçevski në takim ka theksuar se Maqedonia e Veriut tërësisht i ka plotësuar kushtet për fillimin e bisedimeve dhe në bazë të së cilës është miratuar edhe rekomandimi për fillim pa kushte të hapjes së kapitujve në mars të vitit 2020.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like