(VIDEO) Ministrja u premton sindikalistëve se do t’u plotësohen kërkesat

by admin
Spread the love

Lidhja e Sindikatavе sot protestën e tyre e zhvendosën para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku për disa minuta mori pjesë edhe ministrja e këtij dikasteri, Jovanka Trençevska. Ajo përpara protestuesve të sektorit publik tha se është në anën e punëtorëve dhe se së bashku me përfaqësuesit e Lidhjes së Sindiaktave do të gjejnë zgjidhje. Ajo nënvizoi se zgjidhja më e mirë për rritjen e pagave është zgjidhja sistematike, e cila do t’i jepte përfundim njëherë e mirë kësaj çështje dhe jo dhe jo zgjidhje ‘’ad-hoc’, pasi siç thotë kjo nuk është në të mirën e punëtorëve.

JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLIKTIKËS SOCIALE

“Dialogu social nuk është  ndalur dhe do të vazhdojë. Besoj se me dialog do të arrijmë zgjidhje. Ajo që ka prezantuar Qeveria në mbledhjen e fundit me Sindikatat është hartimi i një ligji të ri për pagat në sektorin publik, i cili do të bëjë një sistem pagash dhe nuk do të ketë parregullsi dhe paderejtësi  tek punonjësit e sektorit publik. Kemi filluar me procesin e përgatitjes së marrëveshjes së re të përgjithshme kolektive dhe gjithashtu do ta përfundojmë K-15 deri në fund të vitit 2022” për sektorin publik”

Nga Lidhja e Sindikatave kërkojnë që të kenë rritje të pagave për 2.806, dhe më pas janë gati të negociojnë për marrëveshjet e reja kolejktive të cilat do të ishin në të mirën e punëtorëve. Ata gjithashtu  kërkuan garancë që deri në shtator do të kenë rritje prej 18.4 për qind, sipas harmonizimit të pagës minimale.

DARKO DIMOVSKI, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE

“Kërkojë që të na kuptojë edhe ministrja se këto paga momentale nuk janë zgjidhje dhe nuk mund të presim. Neve na ishte premtuar një zgjidhje prej  2.806 denarë, e cila do ti zbuste ndikimin e çmimeve shokuese. Ne jemi gati për reforma, jemi gati për një metodologji të re, por pagat duhet patjetër të rriten për 2.608 denarë, sepse koha nuk është në anën tonë”

Pas protestës Lidhja e Sindikatave dhe Ministria e Punës dhe Poltikës Sociale zhvilluan një takim pune për të diskutuar rreth kërkesave të sindikalistëve, por edhe në këtë takim nuk kanë arritur që t’i përafrojnë qëndrimet e tyre. Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like