(VIDEO) Ministrja e Arsimit: Subvencionet ndihmojnë për mbajtjen e mësimit në klasa

by admin
Spread the love




Masa e qeverisë për furnizimin e shkollave me energji elektrike me çmim të subvencionuar prej 95 euro për megavat orë është mbështetje e madhe për organizimin e pandërprerë të mësimdhënies në formë që është në interesin më të mirë për nxënësit – me prani fizike në klasa, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.  Gjithsej 366 shkolla fillore komunale dhe 109 shkolla të mesme publike marrin mbështetje nga shteti për shkak të punës së pandërprerë dhe realizimit të misionit për shkak të cilës ekziston edukimi i të rinjve.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Në kushte të krizës, lidhur me marrëveshjen për furnizimin me energji elektrike ESM Shitje, do të krijojnë dukshëm shpenzime më të ulëta në buxhetin e komunave dhe të shtetit, me çka rritet siguria se procesi edukativo-arsimor në shkolla do të vazhdojë të realizohet pandërprerë deri në fund të vitit”.

Në ndërkohë, MASH bën apel edhe një herë rekomandimet e Qeverisë për shfrytëzimin racional të energjisë elektrike që të gjitha entet dhe institucionet arsimore vazhdimisht t’i respektojnë. Sepse kursimi i energjisë elektrike është një nga faktorët që ndikojnë në qëndrueshmërinë e mësimdhënies në klasa, por nga ana tjetër rritet stabiliteti i sistemit energjetik dhe sigurohet energji elektrike e mjaftueshme për nevojat e amvisërive.

Medina Ajeti /SHENJA/


Lexo lajme interesante

You may also like