(VIDEO) Ministria e Shëndetësisë propozon rikthimin e maskave në ambiente të mbyllura

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë propozon rikthimin e maskave në ambiente të mbyllura. Gjatë ditëve në vijim pritet që Komisioni për Sëmundjet Infektive të vendosë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e maskave në hapësira të mbyllura gjatë qëndrimit të gjatë, si dhe ajrosje të rregullt të hapësirave. Propozimi I Ministrisë vjen si rrjedhojë e rritjes së infektimeve me kovid-19.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Kur qëndroni në një hapësirë të mbyllur për një kohë të gjatë, duhet të mbahen maska, sidomos personat nga kategoritë e rrezikuara . Hapësirat në të cilat njerëzit qëndrojnë më gjatë (zyrat, klasat në kopshte, dhomat e mbledhjeve, etj.), si dhe ambientet sportive, duhet të ajrosen dhe dezinfektohen rregullisht. Të shmangen grumbullimet e panevojshme në grupe të mëdha dhe sa herë që është e mundur të ruhet një distancë prej dy metrash

Autoritetet shëndetësor shtojnë se në mënyrë aktive ndjekin situatën me kovid-19 në vend, por edhe në nivel evropian dhe global. Edhe pse për momentin gjendja është relativisht e qetë, Ministra thekson se, për të mbetur e tillë rekomandohet kujdes dhe marrja e masave për mbrojtje personale.

Tërësisht të mbrojtur llogariten ata që kanë marrë dy doza të vaksinave dhe një shtesë, respektivisht dozë përforcuese, ndërsa të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ose nuk kanë përfunduar të gjithë cikin e vaksinimit, rekomandohet që sa më parë të kryejn të njëjtën, shtojnë nga Ministra e Shëndetësisë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like