(VIDEO) Ministri i Jashtëm: Maqedonia e Veriut nuk do t’i pranojë referendumet ruse

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka deklaruar se nuk do t’i pranojnë referendumet ruse në Ukrainë. Sipas Osmanit, ajo që ka bërë Rusia është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe arkitekturës evropiane të sigurisë, sipas tij është shumë e rëndësishme që Ukraina të fitojë luftën. Ai më tej thekson se  nuk do të njohin asnjë referendum e asnjë rezultat të referendumeve të tilla.

 BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Jam i habitur që 25 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut,  mendojnë se agresioni rus ndaj Ukrainës është i justifikuar, është kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të vendit tonë”.

Shefi i diplomacisë deklaroi se marrëdhënia dhe përmbajtja e narrativës ndaj  Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të 77-të të OKB-së,  shënoi një ndryshim cilësor për herë të parë – nga një vend që kërkon mbështetje për pozicionin e tij ndërkombëtar, në një vend që kërkon mbështetje dhe kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive, së pari si shtet anëtar i NATO-s, së dyti si vend negociator me BE-në dhe së treti si vend kryesues i ardhshëm i OSBE-së.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME 10:53

“Dhe kujtoj që kjo historikisht e ndan pozicionin ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut në dy kapituj, kapitullin e deritanishëm, ku Maqedonia e Veriut kërkonte ndihmë, prezantonte problemet e saja, në një Maqedoni të Veriut tjetër, në një kapituj tjetër, kur Maqedonia e Veriut dëgjon problemet e vendeve tjera, mundohet të ndihmojë problemet e të tjerëve dhe është vend që kontribon në sigurinë e vendeve tjera”.

Osmani e cilëson këtë  të  arritur si një  reflektim më i mirë i sukseseve të Maqedonisë së Veriut në skenën ndërkombëtare.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

You may also like