(VIDEO) Ministri i Arsimit: Janë kryer pagesat e bursave të studentëve

by admin
Spread the love

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në rrjetin social facebook, i ka njoftuar studentët se në llogaritë e tyre tani më i kanë mjetet e bursave të gjithë ata që i  kanë  plotësuar kushtet për vazhdim të bursës nga viti i kaluar si dhe pagesën retroaktive me marrëveshje. Shaqiri rikujton gjithashtu se është rritur vlera  e racionit studentor,  si dhe  vlera e bursave. Ai më tej   thotë se e kanë paguar dallimin e bursave edhe për periudhen e kaluar dhe siç thotë ai, kanë dëshmuar se punojnë me përkushtim për studentët.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Sinqerisht dua të shpreh falenderimet e mia ndaj të gjithë sektoreve nëpër të cilat kalon procesi i bursave deri sa arrin tek ju. Ju ftoj që koncentrimin dhe energjinë tuaj ta shfrytëzoni për suksese më të larta në provimet të cilat i keni këtë javë, apeloj të mos bini pre e dezinformatave dhe thirrjeve qëllimkëqija”.

Studentët sot pasdite protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës duke  shprehur pakënaqësinë, siç thonë ata, për efikasitetin e Ministrisë së Arsimit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like