(VIDEO) Ministri Bekim Sali: Duhet pasur kujdes, varianti delta është ende aktiv

by admin
Spread the love




Qytetarët duhet të kenë sa më shumë kujdes sepse pos variantit omikron të koornavirusit që është më i lehtë për të kaluar,  ende është prezent edhe varianti delta. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, i cili  ishte dje I ftuar në emisionin debativ në Televizionin Shenja. Ministri Sali ka deklaruar se piku i infektimeve është kaluar ndërsa numrat kanë filluar ndjeshëm  të ulen.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Vlerësoj se pandemia është bërë një pjesë normale e jetës sonë. Banorët tanë për çdo ditë informohen rreth gjendjes aktuale në vend. Mund të them se tani për tani po e kalojmë pikun ose valën e katërt ose të pestë varësisht prej mënyrës se si vlerësohet një valë e pandemisë. Sipas të dhënave të cilat ne po i marrim në baza ditore mund të them se pikun e kemi pasur javën e kaluar, gjatë uikendit të kaluar”.

I pari i Shëndetësisë deklaron se qytetarët duhet të vetëdijesohen sa më shumë se mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga infektimi dhe ri-infektimi me Kovid-19 është vaksinimi.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Vendi ka qenë i përgatitur për Omicronin, për këtë valë. Dhe janë marrë masa parandaluese në disa aspekte të cilat kanë sjellur deri në kontroll të rritjes enorme të të infektuarve. Natyrisht është situatë ku nuk mund ta kontrolloni lëvizjen e njerëzve. Por, zakonisht jepen apele dhe me apele pritet që popullata të reagon pozitivisht që të parandalohet situata kur Qeveria detyrohet të marrë masa më rigoroze”.

Bekim Sali më tej shprehet  optimist se rastet me Covid-19 do të ulen edhe  në Kosovë,  dhe se do të hiqen masat restriktive siç është posedimi i certifikatës për tre doza vaksine ose dy doza dhe testi PCR për të hyrë në Republikën e Kosovës. Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like