(VIDEO) Mickoski: Vitin e kaluar qeveria futi në borxh çdo familje me nga 1 260 euro

by admin
Spread the love




Secila familje në Maqedoninë e Veirut ka një borxh prej mbi 77.000 denarësh. Kështu u shpreh sot  kreu i partisë  maqedonse VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Ai në rrjetin e tij social të fejsbukut shkroi se familjet katër anëtarëshe në vendin tonë kanë borxh prej 77.500 denarë vetëm për një vit. Sipas tij vitin 2021 qytetarët e mbyllin me :

Të hyra buxhetore rreth 3.55 miliardë euro

Shpenzimet buxhetore rreth 4.18 miliardë euro

Mickoski shton se diferenca në mes të shpenzimeve dhe të hyrave buxhetore është rreth 0.63 miliardë euro ose një borxh i ri për qytetarët e Maqedonisë së Veritu prej 630 milionë euro. Bruto Prodhimi Vendor i parashikuar për vitin 2021 është 11.714 miliardë euro, që do të thotë se qeveria në vitin e zgjedhjeve lokale e rriti borxhin për rreth 5.14 për qind dhe çdo failje katër anëtraëshe e kanë futur në borxh për 1.260 euro.

Përkundrazi, partia në pushtet LSDM beson se me masa dhe politika të përgjegjshme kanë arritur në kohë ta mbrojnë standardin e qytetarëve me rritjen më të vogël të çmimit të energjisë elektrike prej 9.48 për qind. Sipas tyre aktivizimi i të gjitha kapaciteteve energjetike të disponueshme për prodhim vendas të energjisë elektrike ka ndikuar ndjeshëm që të ketë një rritje minimale të çmimeve.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

“Me 60 milionë denarë ndihmë financiare, 7.500 familje do të marrin 600-800 denarë subvencione për faturat e energjisë elektrike. Ekonomia maqedonase është e qëndrueshme dhe likuide dhe ka kapacitet të përballet me të gjitha sfidat e krijuara nga kriza energjetike dhe shëndetësore. Shifrat tregojnë se në vitin 2021 ka tregues të mirë ekonomik”

Sipas LSDM-së, rritja e ekonomisë është mbi 4 për qind dhe të hyrat janë rritur, gjë që dëshmon se masat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria kanë dhënë rezultat. Ndërsa shtuan se LSDM përmes Qeverisë dhe shumicës parlamentare që e udhëheq do të vazhdojë me miratimin dhe zbatimin e masave dhe politikave që kanë për qëllim zbutjen e pasojave të krizës, si dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like