(VIDEO) Mickoski: Shkaktarët e krimit nuk mund të jenë zgjidhje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka komentuar ardhjen e hetuesve amerikanë në Maqedoninë e Veriut, për të hetuar krimin dhe korrupsionin.  Sipas Mickoskit, dekleratat e qeverisë për të zbardhur krimin janë qesharake. Ai theksoi se ata që janë shkaktarë dhe krijues të krimit nuk mund të jenë zgjidhje e krimit. Mickoski  tha se 7 vjet i njëjti ministër i brendshëm dhe 5 vjet e njëjta qeveri.

HRISTIAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Pas njoftimit të informacionit se hetuesit amerikanë do të vijnë për të zbardhur krimin, ato deklarata të qeverisë që vetë do të mbështesnin janë vërtet qesharake por edhe tragjike. Dua të jem i saktë dhe i qartë, ne kemi njëzet vjet në pushtet në Maqedoni një parti politike. Për shtatë vjet po ky Ministër i Brendshëm ka qenë Ministër i Brendshëm. Më shumë se pesë vjet pushtet absolut. Njerëzit që janë krijuesit e po atij korrupsioni dhe krimi, që janë aleatët e kriminelëve, të cilët edhe sot i drejtojnë ato institucione për pak kohë, nuk mund t’i zgjidhin problemet me krimin dhe korrupsionin”.

Ndërkaq,  kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se kjo gjë është mirëpritur me shumë shpresë nga qytetarët dhe është një ndryshim më se i domosdoshëm, por sipas Taravarit, kjo nuk mjafton pasi vendi përballet me një gjyqësor të kapur dhe lufta kundër korrupsionit duhet të filloj prej aty.

ARBEN TARAVARI

“Për të çrrënjosur korrupsionin duhet ndalur dhe zhbërë njëherë e mirë partizimin dhe kapjen sistematike të gjyqësorit nga politika. Qytetarët tanimë e kuptojnë se sistemi gjyqësor është në tërësi në shërbim të pushtetit dhe kundër interesit të shtetit dhe të qytetarëve. Andaj, vetëm 8% prej tyre besojnë në drejtësinë e vendit. Me të drejtë, sepse të gjithë tanimë e shohin për vite me radhë se si drejtësia është bërë selektive dhe padrejtësia rregull, siç u vërtetua edhe këto ditë me anulimet e njëpasnjëshmë të seancave për tragjedinë e spitalit të Tetovës apo uljen e dënimeve të Mijallkovit”.

Këta deklarata nga krerët e partive politike vijnë pasi, Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ditë më parë njoftoi se, një ekip nga Uashingtoni ndodhet në Maqedoninë e Veriut, për ti vëzhguar funskionarët që kanë qenë në të kaluarën por edhe ata që janë momentalishtë se a kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like