(VIDEO) Mickoski: Sa më shumë gjunjëzohet Zaevi, aq më shumë kërkon Bullgaria

by admin
Spread the love




Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe LSDM-ja është një qeveri me politikën e saj të aventurës në  diplomaci,  e cila  rrezikon seriozisht procesin integrues të Maqedonisë së Veirut. Kështu vlerson, kryetari  VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili tha se populli nuk e meriton këtë që po ndodhë, por meriton të fillojë negociatat me BE-në, sepse vetëm kështu dëshmohet se jemi konkurrues dhe se meritojmë një vend  në të njëjtën tryezë, në pozitë të barabartë me vendet e BE-së.

Mickoski theksoi se koncesionet nacionale që i ka ofruar Zaev dhe kjo qeveri nuk kanë fund, sepse sipas tij, edhe kërkesat e fqinjit lindor janë të mëdha dhe praktikisht janë rezultat i politikës aventuriste që ka qeveria në vitet e fundit.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Tani ka propozime të reja për 6 muaj negociata, bisedime të reja në nivel komisionesh, por askush nuk e thotë të vërtetën. Të vërtetën pasi u interpretua ndryshe nga kryeministri i ri bullgar u tha nga disa politikanë bullgar, mes tyre edhe Xhambaski, i cili është urryesi më i madh maqedonas i Ballkanit dhe ata thanë se çfarë qëndron pas bllokadës. Ajo është se ata e konsiderojnë Maqedoninë si vend të dytë bullgar dhe se deri sa të miratohet pjesërisht ose plotësisht rezoluta bullgare ne nuk do të kemi mundësi të fillojmë negociata me BE-në”

Mickoski shtoi se gjithçka tjetër është aventurizëm dhe prishje e qëndrimeve negociatore, dhe se sa më shumë të gjunjëzohen Zaev dhe Osamni aq më të mëdha do të jenë kërkesat  e Bullgarisë. Sipas tij, kjo nuk është vlerë dhe diplomaci evropiane, por duhet të tregohet qëndrimi dhe t’i përmbahet vijave të kuqe. Duhet punuar në shtet dhe të kemi një nivel të ulët të krimit, dhe jo të kapemi me një ton barna që kontrabandohen.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like