(VIDEO) Mickoski: Nuk tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare.  Ai nuk pret që kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të japë dorëheqjen nga funksioni, ngase siç ka thënë, Zaevi shumë herë në të kaluarën nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë. Lidhur me atë se kush do ta zëvendësojë Zaevin Mickoski nuk komentoi duke thënë se ajo çështje i takon LSDM-së.

 Hristijan Micskoski, lider I VMRO-së

“Sa i takon pyetjes nëse Zoran Zaevi do të japë dorëheqje nuk do të doja të komentoja sepse shumë herë edhe në të kaluarën e ka thënë se e ka tërhequr fjalën. E lejmë që të vendosë ai. Unë vërtetë nuk dua të përzihem në punët e LSDM-së.  Ajo është çështje e tyre dhe ata le të vendosin për zgjedhjet kadrovike. Siç thash ne jemi të fokusuar ta plotësojmë atë që e kemi premtuar para qytetarëve sepse qytetarët presin vërtetë të formojmë të ardhme të re, të mos jetë ajo e shkruar vetëm në letër por edhe të kemi arritje”.

Mickoski u shpreh se për 30 vite, qytetarët janë të lodhur nga krimi, tenderët e kurdisur dhe korrupsioni. Sipas tij, nga drejtorët e ndërmarrjeve publike nëpër komuna ka dëgjuar se çmimi i rrymës është dy, deri tre herë më i lartë se më parë.

Hristijan Micskoski, lider I VMRO-së

“Ky është një problem serioz që do ta ndiejnë ndërmarrjet publike dhe komunat, por edhe kompanitë që e kanë ndjerë prej kohësh.  Qytetarët do ta ndjejnë në fund. U organizuan në kartele për të plaçkitur ELEM-in dhe REK-un e Manastirit dhe tani do të shpenzojnë nga rezervat shtetërore për të riparuar vrimën financiare dhe për ta servisuar mungesën e rrymës. Na presin kohë të vështira dhe shumë para të qytetarëve në vend të projekteve kapitale do të përfundojnë në xhepat private”.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev, më 31 tetor paralajmëroi dorëheqje nga të dy postet, edhe nga ai i kryeministrit edhe i kreut të LSDM-së, pas rezultatit shumë të dobët në zgjedhjet lokale. Por, pas mbledhjeve të Komitetit qëndror dhe Komiteti ekzekutiv, dorëheqja e tij u shty me qëllim që të krijohet shumicë stabile dhe për shkak, siç u tha, të procesit eurointegrues, për çka pritet që në dhjetor të fillojë seanca ndërqeveritare. Megjithatë, Zaev sërish ka ndërruar mendje, ai tha se pas krijimit të shumicës stabile, do të japë dorëheqje. Kjo pritet të ndodhë të martën kur edhe pritet që të mblidhen sërish Komitetet e LSDM-së. /SHENJA/

 

 

You may also like