(VIDEO) Mickoski: Nuk pres asgjë nga Kovaçevski

by admin
Spread the love




Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mivkoski nuk pret ndonjë ndryshim nga udheqësia e re e LSDM-së. Miskoski nuk  pajtohet me dhënien e mandatit nga ana e presidentit për Dimitar Kovaçevskin, pasi vlerëson se legjimiteti nuk është i marrë nga ana e popullit.

HRISTIAN  MIcKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Nga kryesia e re e LSDM-së dhe mandatari Dimitar Kovaçevski pres vazhdimin e politikave të Zoran Zaevit, dështimet dhe mungesën e strategjisë për zgjidhjen e krizave që e kërcënojnë vendin”

Mickocki, për mandatarin e ri Dimitar Kovaçevski, të cilit sot iu dorëzua mandati për formimin e qeverisë, tha se nuk ka ndëgjuar asgjë të re dhe nuk pret ndonjë kthesë në lidhje me politikat e Qeverisë që do ta udhëheqë.

HRISTIAN  MIVKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“VMRO-DPMNE është parti politike me grupin më të madh parlamentar në Kuvend dhe me më së shumti kryetarë komunash, presidenti Stevo Pendarovski vendosi që mandatin për formimin e qeverisë së re t’ia japë një personi që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, as nuk ka kërkuar besim, as nuk ka legjitimitet popullor”.

Dimitar Kovaçevskit në krye të Qeverisë vjen pas dorëheqjes së Zoran Zaevit pas humbjës së thellë në zgjedhjet lokale.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like