(VIDEO) Mickoski: Nuk do të pranojë më ultimatume nga BE

by admin
Spread the love

Kryeministri Hristijan Mickoski është i vendosur që të mos lëshoj pe në çështjet e hapura me Bullgarinë, e të cilat kanë bllokuar procesin eurointegrues të vendit. Duke folur pwr vizitën e djeshme në Bruksel, kryeministri tha se u ka bërë të qartë zyrtarëve evropianë se nuk do të pranojë më ultimatume dhe se kërkon që procesi të jetë i bazuar në meritokraci.  Sipas Mickoskit, kompromiset që ka bërë vendi në dekadat e fundit për hir të procesit integrues kanë qenë poshtëruese për vendin.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së   

“Porosia ime drejtuar njerëzve në Bruksel është e qartë: Nëse me të vërtetë dëshironi të jemi pjesë e familjes evropiane atëherë ka mënyrë. Nëse ka dëshirë ka edhe mënyrë. Nuk e kemi ndërmend të pranojmë më ultimatume, të paktën derisa e udhëheqi unë qeverinë e Maqedonisë. Ultimatume nuk do të pranojë dhe as nuk ka çmim që mund të më bind të pranojë ultimatum. Dua që këto qytetarë dhe atdheu im të jetë pjesë e asaj familje në bazë të sistemit të meritokracisë dhe jo në bazë të turpeve shtesë nacionale dhe të lëshojmë më shumë pe për identitetin. Këtë nuk do ta lejojmë”.

Ai më tej ka kritikuar BE-në se po lejon që Bullgaria të bilateralizojë gjithë procesin eurointegrues, edhe pse vendet e tjera anëtare kanë mendim të ndryshëm për këtë.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së 

“Ne nuk kemi çfarë të bëjmë, ne duhet të luftojmë për qëndrimin tonë, duhet të luftojmë për pozicionin tonë dhe bashkëbiseduesve të mi u thash se nuk mundemi më të dalim para qytetarëve tanë dhe t’i mbrojmë standardet e dyfishta. Nëse vlen paraimi “marrëveshjet duhet të respektohet” për Prespën, atëherë duhet të vlejnë parimi “marrëveshjet duhet të respektohen” edhe për marrëveshjen për fqinjësi të mirë”.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë çështje të hapura sa i përket historisë dhe identiteti, të cilët u rindezën para se vendi të hapë negociatat për anëtarësim, pasi Bullgaria i vendosi veto. Ajo kërkon që Maqedonia të fut komunitetin bullgar në kushtetutën e vendit, në mënyrë që të zhbllokohet procesi eurointegrues.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING



You may also like