(VIDEO) Mickoski: Me këtë qeveri krimi dhe korrupsioni vetëm thellohen

by admin
Spread the love




Me këta njerëz që janë në qeveri dhe në krye të institucioneve, krimi dhe korrupsioni vetëm sa mund të thellohet dhe prandaj duhen zgjedhje dhe njerëz të rinj që do t’i udhëheqin ato institucione në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kështu ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i cili ka komentuar ardhjen e hetuesve amerikanë për të hetuar krimin dhe korrupsionin.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Me këta persona në këto institucione,  jo vetëm që nuk ka shpresë, por korrupsioni dhe krimi vetëm sa mund të thellohet. Njeriu që është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shtatë vjet, qeveria që është qeveri për më shumë se pesë vjet dhe partia që është pjesë e asaj qeverie për më shumë se 20 vjet dhe që janë shkaku e krimit dhe korrupsionit në Republikën e Maqedonisë nuk mund të jetë zgjidhje”.

Mickoski  vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme paralamente, pas sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Sipas Hristian Mickoskit,  çdo ekip hetuesish duhet të fillojë fillimisht nga qeveria, prandaj përsërit sërish që sa më shpejt të ketë  zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç tha ai, me njerëz të rinj në krye të atyre institucioneve, aq më shpejt do të gjejnë  zgjidhje krimit dhe korrupsionit.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like